Bilanc tragjik në Itali, mes viktimave edhe 20 mjekë

Evropë

Bilanc tragjik në Itali, mes viktimave edhe 20 mjekë

Më: 23 mars 2020 Në ora: 15:43
Foto ilustrim

Një viktimë tjetër mes mjekëve është regjistruar sot në Itali, duke e çuar në 20 numrin e bluzave të bardha që kanë humbur jetën në luftë me këtë virus. Ndërkohë situata në vendin fqinj vijon të jetë e rëndë.

Mediat amerikane raportojnë se qeveria italiane i ka bërë një apel kreu të Pentagonit, Mark Esper ku i ka kërkuar ndihma dhe pajisje mjekësore, si maska dhe respiratorë për të luftuar koronavirusin.

Lajmi jepet nga CNN, i cili citon një zyrtar të lartë të mbrojtjes amerikane që dëshiron të ngelet në kushtet e anonimatit.

Sipas rrjetit amerikan të lajmeve Italia ka kërkuar që dhe trupa amerikane që qëndrojnë në vend të ndihmojnë personelin mjekësor apo spitalet fushore.

Së fundmi, Esper ka vënë në dispozicion maska dhe respiratore për spitalet civilë në SHBA për t’iu përgjigjur krizës së koronavirusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat