23 mjekë italianë kanë vdekur nga koronavirusi

Evropë

23 mjekë italianë kanë vdekur nga koronavirusi

Nga: E.B Më: 23 mars 2020 Në ora: 16:06
ilustrim

Numri i mjekëve që kanë vdekur në Itali që nga epidemia e koronavirusit filloi të rritet në 23, tha sot federata italiane e mjekëve.

Fatkeqësisht, lista e mjekëve që ranë gjatë epidemisë Covid-19 është duke u zgjatur. Ndërsa të dhënat zyrtare për punonjësit e shëndetësisë të cilët janë të infektuar janë në rritje, e këto të dhëna publikohen çdo mbrëmje nga Istituto Superiore di Sanità.

Shumë mjekë vdesin papritmas, edhe nëse shkaku i vdekjes nuk i atribuohet drejtpërdrejt virusit, tha federata.

Rreth 19 nga 23 mjekët e vdekur kanë punuar në rajonin e Lombardisë, më të dëmtuarit nga koronavirusi. Katër të tjerët kanë punuar në Napoli (Italia e Jugut), Emilia Romagna (Italia në veri) dhe Marche (Italia qendrore).

Rreth 4,824 punonjës shëndetësorë janë infektuar nga koronavirus, sipas raportit të fundit të institutit të botuar të Dielën, raportoi CNN, transmetoi Bota Sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat