“Do shkojë çdo gjë mirë”, urimi prekës i trinjakëve të lindur në Itali

Evropë

“Do shkojë çdo gjë mirë”, urimi prekës i trinjakëve të lindur në Itali

Më: 23 mars 2020 Në ora: 16:50
Trinjakët

Shkrimi “Do shkojë çdo gjë mirë” dhe një ylber i vizatuar në batanijen që i mbulon”.

Urimi i veçantë në këto ditë koronavirusi, vjen nga tre të sapolindur, trinjakë, të ardhur në jetë në Treviso të Italisë, në spitalin ‘Ca’ Foncello’.

“Këta fëmijë janë një himn jete, ndaj botës që po ecën me vështirësi në këto momente dramatike me të cilat të gjithë po përballemi. Të pranojmë ftesën e këtyre vogëlushëve për të parë përpara dhe për të menduar pozitivisht. Të respektojmë rregullat dhe të dalim sa më parë nga kjo pandemi tragjike”, deklaroi drejtori i spitalit Francesco Benazzi.

Image

Deri më tani numri i të prekurve nga koronavirusi në Itali ka arritur në 59138, ndërsa i viktimave në 5476.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat