Angela Merkel në pritje të rezultatit për koronavirus

Evropë

Angela Merkel në pritje të rezultatit për koronavirus

Më: 23 mars 2020 Në ora: 16:57
Angela Merkel

Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel, është në pritje të rezultatit të testit për koronavirus.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë gjermane Steffen Seibert, gjatë një konference të mbajtur për media.

“Kancelarja ndjehet mirë”, tha Seibert, por pa dhënë detaje se kur do të publikohet rezultati i shefes së ekzekutivit në Gjermani.

Kancelarja është vendosur në vetizolim të dielën, pasi ka kontaktuar me një mjek të infektuar me koronavirus.

Gjermania ka mbi 26 mijë e 220 raste të konfirmuara me koronavirus, ndërsa 86 pacientë kanë vdekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat