Përhapja e Covid-19 në Britani, Johnson izolon të gjithë vendin për 3 javë

Evropë

Përhapja e Covid-19 në Britani, Johnson izolon të gjithë vendin për 3 javë

Më: 24 mars 2020 Në ora: 12:40
Boris Johnson

Kryeministri i Britaninë së Madhe, Boris Johnson urdhëroi izolimin e popullsisë për të paktën tri javë për të frenuar përhapjen e pandemisë së re të koronavirusit, e cila ka vrarë më shumë se 300 njerëz në vend.

“Si pjesë e kësaj mase, e cila do të nisë të zbatohet që nga e hëna në mbrëmje, britanikët do të lejohen të largohen nga shtëpitë e tyre për raste shumë të kufizuara siç janë pazari, të shkuarit në punë, te mjeku ose për aktivitet fizik, një herë në ditë”, tha kreu i qeverisë konservatore gjatë një fjalimi drejtuar kombit britanik.

Mbledhjet e më shumë se dy personave janë të ndaluara dhe të gjitha dyqanet e mallrave jo thelbësorë, si edhe vendet e adhurimit, do të qëndrojnë të mbyllura për publikun.

Njerëzit janë paralajmëruar që të mos takojnë miq apo familjarë me të cilët nuk jetojnë.

Të gjitha ngjarjet shoqërore, përfshirë dasmat dhe pagëzimet janë të ndaluara
Funeralet nuk janë përfshirë në kufizimet e reja.

Parqet do të qëndrojnë të hapura për stërvitje, por tubimet do të shpërndahen.

Kufizimet do të mbahen nën shqyrtim të vazhdueshëm dhe do të kontrollohen përsëri brenda tri javësh.

Deri më tani në Britani janë shënuar 335 viktima dhe 6,650 të infektuar me Covid-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat