Statistika alarmante: Zvicra tejkalon Italinë për nga numri i të infektuarve me COVID 19

Evropë

Statistika alarmante: Zvicra tejkalon Italinë për nga numri i të infektuarve me COVID 19

Nga: M.L. Më: 24 mars 2020 Në ora: 14:40
Foto ilustrim

Mbështetur në numrin e popullsisë, më shumë njerëz janë të infektuar me virusin korona në Zvicër sesa në Itali dhe tendenca është në rritje

Si mund të ndodhte kjo pavarësisht masave qeveritare të ndërmarra më herët?

Bota është kthyer me sy kah Italia. Por fqinji i saj verior, Zvicra, gjithashtu është goditur keq nga pandemia e koronavirusit. Sipas regjistrimeve zyrtare, 8 mijë e 544 banorë u infektuan deri në mesditën e së martës. Në numër absolut, kjo është dukshëm më pak se në Itali apo Gjermani, shkruan FAZ përcjell “Bota sot”.

Por, fotografia ndryshon në raport me popullsinë: 987 raste janë regjistruar për një milion banorë. Kjo është pothuajse tre herë më shumë sesa në Gjermani (340 raste) dhe madje më shumë sesa në Itali (834 raste). Megjithëse ka gjasa që të ketë një numër shumë më të lartë të të infektuarve në Itali, që nuk janë  përfshirë në statistika.

Duhet të kihet parasysh gjithashtu se testimet janë duke vijuar në Zvicër.

Sidoqoftë, kërcënimi është i qartë sepse numri i të infektuarve po rritet me shpejtësi.

Kjo është edhe arsyeja pse qeveria në Bern dhe Këshilli Federal, forcoi masat për të përmirësuar gjendjen me virusin, në fund të javës së kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat