Izolohet Mbretëresha Elizabeth, këshilltari i saj del pozitiv me koronavirus

Evropë

Izolohet Mbretëresha Elizabeth, këshilltari i saj del pozitiv me koronavirus

Nga: M.L Më: 24 mars 2020 Në ora: 16:35
Mbretëresha Elizabeth

Një punonjës i familjes mbretërore britanike është infektuar nga virusi korona. Mbretëresha 93-vjeçare është tërhequr në Windsor. Në kohën e duhur?

Rasti i parë i infeksionit me koronavirus ka ndodhur midis punonjësve të Pallatit Buckingham. Siç është raportuar nga "The Sun", një këshilltar i familjes mbretërore britanike doli pozitiv në testin për virusin. Kështu bëri të ditur një burim i brendshëm i Pallatit për gazetën britanike, shkruan 20minuten.ch, përcjell “Bota sot”.

Rezultati i testit është bërë i ditur që prej javës së kaluar. «Pallati Buckingham ka rreth 500 të punësuar. Kështu që është e mundur që njerëzit e tjerë kanë kontraktuar infeksionin" tha një burim i brendshëm.

Për këtë arsye, të gjithë punonjësit që ishin në kontakt me këshilltarin, identiteti i të cilit nuk dihet, u izoluan.

Mbretëresha dhe bashkëshorti i saj në Windsor

"Në përputhje me rekomandimet përkatëse, ne kemi ndërmarrë hapat e nevojshëm për të mbrojtur të gjithë punonjësit", tha një zëdhënës i pallatit në një deklaratë. Megjithatë, nuk jepet asnjë informacion mbi gjendjen shëndetësore të punonjësve.

Nuk dihet nëse punonjësi ishte në kontakt të ngushtë me Mbretëreshën Elizabeth. Një gjë është e sigurt: Monarkja 93-vjeçare u dërgua në Kalanë Windsor menjëherë pas rezultatit të këshilltarit. Që nga e enjtja, mbretëresha është vendosur aty ku janë të punësuar 100 veta, shumë më pak se në Pallatin Buckingham në Londrën qendrore.

Princi Philip, burri 98-vjeçar i Mbretëreshës u dërgua gjithashtu në Windsor. Ai më parë qëndroi në pronën e familjes në Sandringham. Nëse situata në Britaninë e Madhe përkeqësohet, ai do të kthehet atje së bashku me Mbretëreshën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat