Thyen izolimin për të shkuar tek e dashura me koronavirus, dy qytete vendosen në karantinë

Evropë

Thyen izolimin për të shkuar tek e dashura me koronavirus, dy qytete vendosen në karantinë

Më: 25 mars 2020 Në ora: 15:09
Danilo H

Shkon në shtrat me të dashurën dhe përhap koronavirusin. Një grua iu dorëzua provokimeve të ish të dashurit të saj të disa viteve më parë dhe shkoi në shtrat me të, duke tradhtuar të shoqin.

Por dy dashnorët rezultuan pozitiv ndaj koronavirusit, duke bërë që dy qytete në Argjentinë të mbyllen në karantinë.

Danilo H., 27 nga Ceres, Santa Fe, në ditët e para të marsit shkoi në Cordoba për të takuar ish-të dashurën e cila prej pakevr kohësh ishte kthyer në Argjentinë nga Spanja, teksa ishte martuar me një tjetër.

Pak ditë më pas gruaja zbuloi se ishte prekur nga Covid-19, ndërsa i dashuri i saj u kthye në qytetin e tij duke dalë me miqtë dhe shkoi në Selva, një qytezë me 4 mijë banorë, duke bërë që të vihen më izolim.

Të dyja qytetet u izoluan, pasi guvernatori i Santiago mësoi çfarë kishte ndodhur.

Në Argjentinë deri më tani numri i të prekurve nga koronavirus ka shkuar në 387, ndërsa i viktimave në 7.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat