Dy të kollitura dhe pastaj heshtje… profesori vdes gjatë leksionit online

Evropë

Dy të kollitura dhe pastaj heshtje… profesori vdes gjatë leksionit online

Më: 25 mars 2020 Në ora: 15:10
Ilustrim

Mbante leksion me videokonferencë për nxënësit e tij, ashtu siç bënte prej ditësh qysh nga mbyllja e shkollës prej koronavirusit. Më pas papritur, u ndal për disa çaste, u ngrit dhe u largua disa hapa, për të mos u kthyer më.

Të rinjtë që po e ndiqnin online, dëgjuan disa të kollitura dhe më pas heshtje…

Gjeti kështu vdekjen nga infarkti, Fabrizio Borgi, një profesor 58-vjeçar italian.

Banonte në Sant’Elpidio të Mare, në mes të qendrës historike dhe me ikjen e tij la pas gruan dhe vajzën.

Një vdekje e paparashikuar e ndjekur direkt nga studentët e tij, të cilët tentonin dëshpërimisht ta përmendnin duke qenë se tableti me të cilin ai komunikonte me ta ishte i lidhur.

Ishin pikërisht nxënësit ata që lajmëruan ndihmën e shpejtë, pasi pritën disa minuta dhe mësuesi nuk po shfaqej. Në shtëpinë e mësuesit mbërriti ndihma e shpejtë dhe një patrullë policie. Dera e shtëpisë u hap nga gruaja e pastrimit, e cila ndodhej në një dhomë tjetër dhe nuk pa asgjë nga ajo që kishte ndodhur. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat