​Parlamenti gjerman me pako miliardëshe për luftimin e koronavirusit

Evropë

​Parlamenti gjerman me pako miliardëshe për luftimin e koronavirusit

Më: 25 mars 2020 Në ora: 16:42
​Parlamenti gjerman

Deputetët e Parlamentit gjerman në procedurë të shpejtë miratuan sot me shumicë një pako gjigande të ndihmës qeveritare për luftën kundër koronavirusit.

Federata do të mbështesë tani me disa mburoja të gjera financiare dhe ndryshime ligjore familjet, qiramarrësit, të punësuarit, të vetëpunësuarit dhe firmat gjermane.

Për këtë parlamentarët gjermanë duan të shfuqizojnë edhe frenimin e kryerjes së borxheve që është paraparë në kushtetutë.

Ky ndryshim krijon bazën ligjore që buxheti shtesë të lejojë marrjen e borxheve në vlerë 156 miliardë euro.

Kushtetuta gjermane e lejon që në raste katastrofash dhe situata të jashtëzakonshme federata të bëjë më shumë borxhe se sa është e lejuar.

Seanca e parlamentit gjerman u zhvillua në masa të rrepta të sigurisë shëndetësore.

Shumë vende në sallën plenare ishin bosh, me qëllim që mes deputetëve të ruhej distanca e nevojshme. Kurse kutitë e votimit qëndruan në hollin jashtë sallës plenare, për arsye vendi.

Ligjet, me të cilat synohet të zbuten pasojat ekonomike e sociale të krizës pritet të kalojnë në komisionin e landeve të premten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat