Erdogan beson se Turqia do ta ngadalësojë koronavirusin brenda 2-3 javësh

Evropë

Erdogan beson se Turqia do ta ngadalësojë koronavirusin brenda 2-3 javësh

Më: 25 mars 2020 Në ora: 22:43
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se beson se vendi i tij do ta ngadalësojë ritmin e përhapjes së koronavirusit brenda dy ose tri javësh.

Në një fjalim televiziv drejtuar kombit, Erdogan po ashtu shfaqi besimin se Turqia do ta tejkalojë koronavirusin “në periudhën më të shkurtër të mundshme dhe me dëmin më të vogël të mundshëm”.

Turqia, deri më tash, ka raportuar 44 viktima nga sëmundja COVID-19, të cilën e shkakton koronavirusi.

Nga afro 28,000 testet që janë kryer, 1,872 persona kanë dalë pozitivë.

Erdogan tha se autoritetet janë duke monitoruar edhe 53,000 njerëz në shtëpitë e tyre.

Të mërkurën, numri i viktimave nga COVID-19 në botë ka kaluar 20,000,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat