Koronavirusi në Itali, mjeku 85-vjeçar “braktis” pensionin dhe rivesh bluzën e bardhë

Evropë

Koronavirusi në Itali, mjeku 85-vjeçar “braktis” pensionin dhe rivesh bluzën e bardhë

Më: 26 mars 2020 Në ora: 07:33
Giampiero Giron

Koronavirusi është bërë shqetësues në mbarë botën.

Izolimi është këshilla më e vlefshme për të gjithë, duke qenë se nuk ka një vaksinë për këtë virus vdekjeprurës.

Situatë më të rëndë po kalon Italia, kjo edhe për shkak të vdekjeve të larta.

Një histori motivuese na vjen nga Italia në këto ditë të vështira.

Giampiero Giron, 85-vjeç, mje anestezist, i cili kishte dalë në pension ka riveshur sërish bluzën e bardhë për të dhënë kontributin e tij në këtë situatë të vështirë.

"Kërkuan disponueshmërinë time dhe thashë po. Kur në jetë vendos të bëhesh mjek, duhet të përfshihesh në lojë. Kam bërë betimin. Frikë se mos sëmurem? Atëherë është më mirë të mos bëhesh mjek", ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat