Fon der Lajen: BE duhet të ruaj sovranitetin ekonomik në kohën e krizës

Evropë

Fon der Lajen: BE duhet të ruaj sovranitetin ekonomik në kohën e krizës

Më: 26 mars 2020 Në ora: 09:34
Fon der Lajen

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula fon der Lajen ftoi sot vendet e BE-së që situatës aktuale të krizës të i kushtojnë vëmendje të veçantë posaçërisht në investimet direkt në disa nga sektorët kyç evropian siç janë shëndetësia, kërkimet mjekësore dhe infrastruktura strategjik.

Ajo ka tërhequr vërejtjen se kriza e shkaktuar nga virusi Corona po godet thellë ekonominë evropiane dhe se shumë kompani janë dobësuar përkohësisht

“Disa sektor janë kyç për sigurinë tonë dhe shëndetësinë publike e  sovranitetin. Duhet të dimë  kush nga jashtë BE-së investon në këto kompani dhe me çfarë qëllimi. Kjo është posaçërisht me rëndësi në kohën e krizës së shëndetit publik dhe ekonomisë kur jemi të lënduar dhe duhet të mbrojmë jetët tona kyçe dhe teknologjinë” tha ajo.

Ursula fon der Lajen në një video paraqitje theksoi se BE ka dal me rekomandime për vendet anëtare ashtu që të “skanohet” gjendja në investimet direkt dhe marrjen e kontrollit apo ndikimit.

Kryetarja e Komisionit ka nënvizuar se iu mbetet BE-së dhe niveleve kombëtare të merren masa që ata parashikojnë për investimet e jashtme direkt.

Sipas saj vendet anëtare nëse nuk kanë këto mekanizma duhet të vendosin sa më parë.

“Deri atëherë duhet të shfrytëzojnë të gjitha opsionet në mënyrë që të mbrojnë kompanitë kyçe të BE-së nga marrja apo ndikimi i jashtëm që mund të dëmtoj sigurinë dhe rendin publik “ tha Lajen.

Ajo po ashtu tërhoqi vërejtjen se të gjitha masat e ndërmarra duhet të bëhen në harmoni me ligjet e BE-së dhe obligimet dhe ligjet ndërkombëtare.

“BE është edhe do të mbetet e hapur për investime të jashtme, por duhet të balancohen në raport me nevojat e ruajtjes së sovranitetit tonë ekonomik” përfundoi fon der Lajen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat