Edhe dy të vdekur nga koronavirusi në Serbi, 384 të infektuar

Evropë

Edhe dy të vdekur nga koronavirusi në Serbi, 384 të infektuar

Më: 26 mars 2020 Në ora: 09:56
Foto ilustrim

Dy persona të tjerë kanë vdekur mbrëmë në Serbi, të cilët ishin me koronavirus.

Në gjendje jo të mirë është K.S. 80 vjeçar, i cili ishte shtruar  në Klinikën e Sëmundjeve Infektive dhe Tropikale të SHKK-së , ai ka qenë me respiratorë ditëve të fundit.

Sipas të dhënave të fundit, tashmë 384 persona janë infektuar, ndërsa numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në gjashtë, raporton Tanjug.

Siç njoftojnë mediat serbe, 203 persona janë duke u trajtuar në spital, 24 prej të cilëve janë me respiratorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat