​Italia në luftë me koronavirusin: Edhe 2500 raste të reja

Evropë

​Italia në luftë me koronavirusin: Edhe 2500 raste të reja

Më: 26 mars 2020 Në ora: 15:52
Attilio Fontana

2500 raste të reja me koronavirus janë raportuar në provincën italiane të Lombardisë.

"Për fat të keq, numrat nuk janë shumë të bukur, numri i të infektuarve është rritur pak a shumë në krahasim me ditët e kaluara. Kemi 2500 infeksione të reja," tha presidenti i Lombardisë Attilio Fontana.

Më shumë se 7,000 të vdekur në të gjithë vendin.

"Ne duhet të vlerësojmë nëse është diçka e jashtëzakonshme apo një prirje rritëse, e cila sigurisht nuk do të ishte e mirë për ne. Jam i shqetësuar. Organizata Botërore e Shëndetit dhe institucionet tona thonë që çfarë të bëjmë dhe çfarë të mos bëjmë," tha Fontana.

Sipas të dhënave më të fundit, 7503 njerëz kanë vdekur në Itali, më shumë viktima se në Kinë nga e cila ka origjinën virusi, transmeton KosovaPress.

"Nëse duam që kurba e epidemisë të stabilizohet dhe pastaj të fillojë të bjerë, është absolutisht thelbësore të ruhet distanca sociale," tha zyrtari i mbrojtjes civile Agostino Miozzo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat