Britani e Madhe, 210 milionë stërlina për hulumtimin e vaksinës kundër COVID-19 - Bota Sot
Britani e Madhe, 210 milionë stërlina për hulumtimin e vaksinës kundër COVID-19

Evropë

Britani e Madhe, 210 milionë stërlina për hulumtimin e vaksinës kundër COVID-19

Më: 26 mars 2020 Në ora: 19:56
Foto ilustrim

Britania e Madhe njoftoi sot, pas samitit virtual të G20-s, se do të rrisë kontributin e saj në përpjekjet ndërkombëtare për të gjetur një vaksinë për koronavirusin e ri me 210 milionë stërlina (rreth 230 milionë euro).

“Ky rekord britanik financimi do të ndihmojë në gjetjen e një vaksine për botën”, deklaroi kryeministri konservator, Boris Johnson.

“Unë u bëj thirrje të gjitha vendeve dhe qeverive të G20-s në mbarë botën të rrisin përpjekjet e tyre dhe të na ndihmojnë për të kapërcyer këtë virus”, shtoi ai.

Përveç kësaj, qeveria njoftoi edhe një fond prej 63 milionë stërlinash për të zhvilluar trajtime dhe teste COVID-19.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat