Kompania britanike dizenjon për 10 ditë respiratorin, do prodhojë 15 mijë copë

Evropë

Kompania britanike dizenjon për 10 ditë respiratorin, do prodhojë 15 mijë copë

Më: 26 mars 2020 Në ora: 22:58
Foto ilustrim

Kompania britanike e teknologjisë Dyson dizenjoi brenda 10 ditësh një model të ri të pajisjes respirative që do të ndihmojë të gjithë vendin të luftojë COVID-19.

Kjo shërbeu si një përgjigje ndaj urdhrit të kryeministrit Boris Johnson ku u është kërkuar të gjithë kompanive të prodhimit të pajisjeve të ndryshme të ndihmojnë në prodhimin e pajisjeve respirative.

James Dyson, pronarit të kompanisë iu desh 10 ditë që të dizenjonte një model shumë efikas dhe të thjeshtë për tu prodhuar.

Produkti i quajtur CoVent është më i lehtë për tu prodhuar ndërkohë që është dizenjuar posaçërisht për pacientët e infektuar nga koronavirusi.

Gjithashtu Dyson u shpreh që do të dhurojë 5 mijë pajisje të tilla për Britaninë për të luftuar pandeminë. Ndërkohë që në total do të prodhojë 15 mijë pajisje.

Ndërkohë që një zëdhënës i kompanisë bëri me dije se kjo pajisje do të dalë në treg në muajin prill.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat