"Jeta në spital dhe pas tij", rrëfehet pacientja zero: Thonë se kam sjellë Covid-19 në Greqi, nuk e hap TV

Evropë

"Jeta në spital dhe pas tij", rrëfehet pacientja zero: Thonë se kam sjellë Covid-19 në Greqi, nuk e hap TV

Më: 27 mars 2020 Në ora: 11:51
Dimitra Voulgaridou

Pacientja e parë me COVID 19 në Greqi, Dimitra Voulgaridou, është shëruar plotësisht dhe është kthyer në shtëpi, por ajo thotë se këtë eksperiencë do ta mbajë mend gjatë.

Së bashku me të edhe fëmija i saj. Të dy ishin të shtruar në spitalin e Selanikut.

Por komentet që dëgjoi në media dhe nga të afërmit, frika e saj dhe ankthi për t’u rikthyer në jetën e përditshme janë ende aty.

"Ata thanë se e solla Covid-19 në Greqi".

Dimitra Voulgaridou shmang dhënien e fakteve dhe informacioneve për sëmundjen, duke folur vazhdimisht për stigmën.

Teksa flet për periudhën e qëndrimit në spital, ajo thotë se nuk ishte aspak e lehtë.

"Ishte kohë shumë e  vështirë. Mendoja se isha përgjegjësr për të gjithë këtë, "thotë ajo.

“Unë nuk e ndizja TV me vetëdije, më lëndonte. E gjithë bota e dinte kush jam, kishte gazetarë që vendosën foton time. Nuk do të kisha qenë aq e ekspozuar ndaj aspektit shëndetësor. Kam dëgjuar që kisha sjellë COVID-19 në Greqi. Në ditët e para pata ndjenjën e  fajit. Është shumë e thjeshtë të gjykosh tjetrin, por është shumë e vështirë për të kuptuar gjendjen e tij".

Gjëja më e keqe  që ajo dëgjoi ishte ky koment: " Nuk më bëhet vonë për atë dhe as fëmijën e saj".

"Gjëja më e keqe është se fëmijët tanë janë stigmatizuar " thotë ajo.

Edhe periudha pas spitalit nuk ishte edhe e lehtë, pasi ajo thotë se ishte në ankth se me kë do të takohej dhe çfarë do të thoshte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat