Shkon në 75 numri i të vdekurve nga COVID-19 në Turqi, 3,629 të infektuar

Evropë

Shkon në 75 numri i të vdekurve nga COVID-19 në Turqi, 3,629 të infektuar

Më: 27 mars 2020 Në ora: 11:53
Fahrettin Koca

Ministri i Shëndetësisë i Turqisë, Fahrettin Koca, tha se janë konfirmuar edhe 16 viktima nga Covid-19 në vend.

Numri i të vdekurve tashmë ka shkuar në 75 ndërsa i të infektuarve në 3,629.

"Numri i testeve dje ishte 5,035, kurse sot arriti në 7,286. Kemi 1,196 të diagnostikuar. Pacientët dhe kontaktet e tyre janë izoluar. Kemi humbur 16 pacientë", tha Koca në një njoftim në Twitter.

"Me këto rezultate, numri i përgjithshëm i vdekjeve arriti në 75, kurse ai i rasteve në 3.629. Me këmbëngulje ju ftoj që t'i zbatoni masat", ka shtuar ministri turk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat