Vetëm 16 vjeç, shënohet në Francë viktima më e re në moshë nga koronavirusi

Evropë

Vetëm 16 vjeç, shënohet në Francë viktima më e re në moshë nga koronavirusi

Më: 27 mars 2020 Në ora: 12:13
Ilustrim

Në Francë po përcillet drejt banesës së fundit një tjetër viktimë e koronavirusit vdekjeprurës. Vetëm 16 vjeç, Julie A., është viktima më e re në moshë nga koronavirusi.

Një prej nxënëseve më të dashura në shkollë, pa shenja klinike dhe në gjendje të mirë shëndetësore, është kthyer në viktimë më të re në moshë nga koronavirusi.

Julie A., vetëm 16 vjeç u shtrua në një prej spitaleve të Parisit, këtë të mërkurë, pas një kolle të lehtë dhe të thatë që i kish filluar 1 javë më parë.

“Ne duhet të ndalojmë së besuari se virusi prek vetëm të moshuarit”, u shpreh motra e saj, Manon.

“Askush nuk është i pathyeshëm kundër këtij virusi. Julie pati një kollë të lehtë javën e kaluar, u bë më keq në fundjavë dhe të hënën shkuam për tu vizituar tek një mjek i përgjithshëm. Nuk vuante nga asnjë sëmundje”, shton ajo më tej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat