Koronaviursi në botë: Në Itali vdes çdo i dhjeti, në Gjermani çdo i 170-ti

Evropë

Koronaviursi në botë: Në Itali vdes çdo i dhjeti, në Gjermani çdo i 170-ti

Më: 27 mars 2020 Në ora: 12:48
Ilustrim

Italia ka përqindjen më të lartë të vdekjeve si pasojë e koronavirusit.

Në këtë vend, që ka edhe numrin më të madh të vdekjeve në botë, përqindja e rasteve që kanë përfunduar me vdekje është mbi 10 për qind, që i bie se çdo i dhjeti përfundon me fatalitet.

Italia deri të premten në mëngjes kishte 80.589 raste me Covid-19, derisa kanë vdekur 8.215.

Pas Italisë, vjen Irani për nga përqindja. Në Iran janë 29.404 të infektuar, ndërsa kanë vdekur 2.234, që në përqindje i bie 7.59.

Mes 10 vendeve më të prekura në botë me këtë virus e që e ka përqindjen më të vogël të të vdekurve është Gjermania me 0.59 për qind. Përafërsisht i bie se vdes çdo i 170-ti person që del pozitiv në Covid-19.

SHBA-ja mbrëmë ka dalë në krye të listës të të infektuarve me 85.612 raste. Në këtë vend, 1.51 për qind të personave të infektuar kanë vdekur. Deri më tash janë shënuar 1.301 vdekje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat