45 mjekë me koronavirus kanë vdekur në Itali

Evropë

45 mjekë me koronavirus kanë vdekur në Itali

Nga: E.B Më: 27 mars 2020 Në ora: 13:58
Ilustrim

Koronavirus po merr edhe jetët e shumë mjekëve të cilët po munohen të shpëtojnë pacientët nga kjo luftë, e një fat të tillë kishin edhe doktorët e Italisë.

Dyzet e pesë mjekë që testuan pozitivisht për koronavirus kanë vdekur në Itali, tha të Premten Shoqata Italiane e Mjekëve.

Numri i të vdekurve vjen pasi pati një thirrje urgjente për pajisje mbrojtëse mjekësore nga Filippo Anelli, presidenti i shoqatës, të enjten.

Që nga fillimi i epidemisë, më shumë se 6,000 punonjës shëndetësorë janë infektuar nga koronavirusi që prej ditës së enjte, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Italian, raportoi CNN, transmetoi Bota Sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat