Shifra tronditëse nga Spanja: 769 viktima dhe 7,871 të infektuar në 24 orët e fundit

Evropë

Shifra tronditëse nga Spanja: 769 viktima dhe 7,871 të infektuar në 24 orët e fundit

Më: 27 mars 2020 Në ora: 14:51
Ilustrim

Spanja ka regjistruar shifra tronditëse të viktimave në 24 orët e fundit. Sipas raportimit nga Ministria e Shëndetësisë, janë regjistruar 769 viktima dhe 7,871 raste të reja të infektuar.

Rajonet më të prekura janë Madridi me 2077 raste të reja në orët e fundit dhe Katalonia me 1348, raporton El Diario.

Spanja po ecën në ritmet e Italisë dhe numri i viktimave rritet cdo ditë e më shumë.

‘Sot kemi më shumë vdekje të regjistruar se dje, por sa i përket përqindjes, rritja e sotme është afërsisht e barabartë me atë të tre ditëve të kaluara’, tha shefi i urgjencës shëndetësore Fernando Simon për një konferencë për shtyp.

Shifrat e ministrisë së shëndetësisë treguan se numri i vdekjeve arriti në 4,858, ndërsa rastet e të infektuarve u rritën në 64.059.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat