Lajm i mirë: Shërohet nga koronavirusi i porsalinduri në Itali

Evropë

Lajm i mirë: Shërohet nga koronavirusi i porsalinduri në Itali

Më: 27 mars 2020 Në ora: 23:19
Foto foshnja

Një foshnje i porsalindur në Corbetta të Milanos është shëruar nga koronavirusi dhe tashmë është rikthyer në banesën e tij.

Leonardo, vetëm 50 ditëshe u konfirmua me COVID-19, por pas mjekimeve ai u shërua plotësisht.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i bashkisë, Marco Ballarini në një postim në Facebook. 

“Sot kemi edhe një arsye më shumë për të buzëqeshur, për të qenë të lumtur, për të ndjerë edhe më shumë një komunitet të bashkuar”, shkruajti Ballarini, duke përmbyllur mesazhin me hashtagun tani popullor #gjithcka do të shkojë mirë.

Shembullin e kryebashkiakut e ndoqën edhe të tjerë, të cilët e ndanë gëzimin në rrjetet sociale.

“Ky fëmijë i bukur na jep forcën të shkojmë përpara dhe të fitojmë kundër këtij përbindëshi” thuhet në njërin nga komentet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat