Shërohet nga coronavirusi 101-vjeçari në Itali - Bota Sot
Shërohet nga coronavirusi 101-vjeçari në Itali

Evropë

Shërohet nga coronavirusi 101-vjeçari në Itali

Më: 28 mars 2020 Në ora: 11:13
Itali

Një burrë 101-vjeçar ka dalë nga spitali pasi u shërua nga koronavirusi. Lajmin e dha zv. Kryebashkiakja e Riminit, Gloria lisi.

Burri, i cili u identifikua vetëm si “Zoti P” shkoi në spital javën e kaluar, pasi analiza rezultoi pozitive dhe doli nga spitali të enjten.

Lisi tha se “shërimi i tij i jashtëzakonshëm” na jep “shpresë për të ardhmen.”

“Z. P ia doli. Familja e mori në shtëpi dje mbrëma. Ky rast na mëson se e ardhmja nuk është e shkruar, as kur je 101 vjeç,” tha ajo.

P u lind në vitin 1919, gjatë pandemisë së gripit spanjoll që vrau mes 30-50 milionë njerëz në gjithë botën.

Sipas autoriteteve, Rimini ka 1189 ras të konfirmuara me koronavirus. Italia u godit rëndë gjatë kësaj pandemie, me më shumë vdekje të regjistruara në gjithë botën.

Sipas shifrave të Johns Hopkins University, në Irali janë konfirmuar mbi 80 mijë raste dhe kanë humbur jetën 8215 njerëz.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat