Krimineli serb i luftës ‘Kapetan Dragan’ përfundon dënimin e dëbohet nga Kroacia për në Serbi

Evropë

Krimineli serb i luftës ‘Kapetan Dragan’ përfundon dënimin e dëbohet nga Kroacia për në Serbi

Më: 28 mars 2020 Në ora: 15:18
Dragan Vasiljkovic

Dragan Vasiljkovic, i njohur më shumë si ‘Kapiteni Dragan’, komandant i trupave paramilitare serbe gjatë luftës së viteve të nëntëdhjeta në Kroaci, është liruar sot nga burgu. Ai kishte vuajtur dënimin për krime lufte dhe pas lëshimit është dëbuar nga Kroacia për në Serbi brenda nëntë orësh sipas rregullave.

Me të arritur atje ai është përballur me masat e gjendjes në kohë pandemie dhe ka përfunduar në karantinë si të gjithë ata që hyjnë nga jashtë vendi.

Ministria e Drejtësisë së Kroacisë ka konfirmuar se Vasiljkovic është liruar pasi kishte kryer dënimin me burgim prej 13.5 viteve pasi ishte shpallur fajtor nga gjykata për krimet e luftës të kryera ndaj të burgosurve gjatë luftës së shpërbërjes së ish Jugosllavisë në vitin 1991.

Ai kishte kryer krime që janë dëshmuar në qytetin e Knin dhe Glina gjatë luftës. Ai kishte torturuar, keqtrajtuar dhe vrarë anëtarë të robërve të luftës së ushtrisë dhe policisë kroate në e burgun e kalasë së Knin.

Ai gjithashtu në vitin 1991 në qytetin Glina, në koordinim me një komandant të një njësiti tankesh të Armatës Jugosllave kishte planifikuar sulmin ndaj stacionit të policisë dhe paralagjes Jukinca, fshatit Vidusevac si dhe pushtimin e tyre. Gjatë operacionit janë vrarë e plagosur popullatë civile, e njëri prej tyre ishte një gazetar i huaj.

Ai ishte arrestuar në Australi në vitin 2010 pas një periudhe arratie e kërkimi dhe ishte ekstraduar në Kroaci për gjykim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat