Rusia pretendon se ka përpiluar ilaçin kundër koronavirusit

Evropë

Rusia pretendon se ka përpiluar ilaçin kundër koronavirusit

Më: 28 mars 2020 Në ora: 15:21
Foto ilustrim

Rusia po pretendon se ka zbuluar ilaçin për trajtimin e virusit Covid-19.

Agjencia Federale Biomjekësore Ruse (FMBA) njoftoi zhvillimin e ilaçit për trajtimin e koronavirusit.

Është bërë e ditur se kanë pasur rezultat studimet e ilaçeve dhe vaksinave që janë studiuar për një kohë të gjatë nga Kina e Rusia, raporton CNN Turk.

“Qendra e Kërkimit dhe Prodhimit ‘Farmzashchita’ e Rusisë, në pronësi të FMBA, zhvilloi skemën e trajtimit të infeksionit koronavirus mbi bazën e ilaçit Meflokin të përdorur kundër malaries, duke marrë parasysh përvojat e Kinës dhe Francës. Ilaçi me selektivitet të lartë shkatërron ndryshimet mikroskopike të vërejtura në kulturat e qelizave pas infeksionit të koronavirusit në qeliza dhe parandalon imunitetin ndaj një formimi të ri bakterial viral dhe rrit imunitetin. Ky ilaç do të sigurojë një trajtim efektiv kundër virusit në mushkëri”, thuhet në deklaratë.

Ende nuk është dhënë informacione se kur do të lëshohet ilaçi dhe do të përdoret në pacientë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat