Britania kalon 1 mijë të vdekur, mbi 618 mijë të infektuar në botë

Evropë

Britania kalon 1 mijë të vdekur, mbi 618 mijë të infektuar në botë

Më: 28 mars 2020 Në ora: 17:30
Britania e Madhe

Britania e Madhe e kaloi numrin e 1 mijë viktimave nga koronavirusi.

Brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar 260 viktima, duke bërë që numri total të shkojë në 1019.

Kjo është rritja më e madhe në Britani. Ekspertët kanë paralajmëruar se kurba do vazhdojë rritjen.

Në Britani është prekur nga koronavirusi edhe kryeministri Boris Johnson dhe princi Charles.

Ky njoftim vjen në kohën kur numri i të infektuarve në mbarë botën ka shkuar në 618 mijë.

Në krye qëndron SHBA me 104 mijë raste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat