Shifrat alarmuese / Italia zgjat vendimin e izolimit edhe për 2 javë të tjera

Evropë

Shifrat alarmuese / Italia zgjat vendimin e izolimit edhe për 2 javë të tjera

Më: 28 mars 2020 Në ora: 17:42
Kryeministri italian Giuseppe Conte

Në bazë të numrave alarmantë të vdekjeve si pasojë e koronavirusit, Italia po risheh vendimin e karantimit, deri në 3 prill, duke menduar ta zgjasë atë deri në 18 prill.  

Ditën e djeshme vendi fqinj shënoi një rekord botëror sa i përket koronavirusit teksa shënoi plot 969 viktima vetëm në 24 orë teksa ai total po afrohet rreth 10 mijës ndërsa të infektuarit janë 86 mijë duke kaluar edhe Kinën.  

Më 3 prill, sipas mediave italiane kryeministri Conte dhe kabineti i tij do të marrin vendimin e radhës për shtyrjen e karantimin.   

Dje Presidenti Matarella i bëri një thirrje dëshpëruese BE-së që të ndihmojë Italinë para se të jetë shumë vonë teksa qarqet nacionaliste italiane janë nxehur së tepërmi nga rezervimi i Unionit duke paralajmëruar edhe daljen nga BE pas tejkalimit të kësaj situate.  

Italia në rang viktimash nga COVID-19 kap vendin e parë në botë kurse sa i përket numrit të të prekurve është e dyta pas SHBA-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat