Në Turqi shkon në 108 numri i të vdekurve nga koronavirusi

Evropë

Në Turqi shkon në 108 numri i të vdekurve nga koronavirusi

Më: 28 mars 2020 Në ora: 21:22
Foto ilustrim

Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, ka konfirmuar 16 vdekje të reja nga koronavirusi në Turqi. Me këtë rast numri i përgjithshëm i vdekjeve nga ky virus në vend është rritur në 108.

Në llogarinë e tij në rrjetin social Tëitter, ministri Koca po ashtu njoftoi se numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara nga koronavirusi në vend është rritur në 7.402, me 1.704 raste të raportuara vetëm në 24 orët e fundit.

Që nga fillimi i shpërthimit të koronavirusit, njoftojnë autoritetet shëndetësore të vendit, 70 pacientë janë shëruar dhe janë lëshuar në shtëpi nga spitalet, ndërsa 445 pacientë po trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv.

Autoritetet theksojnë se në 24 orët e fundit janë kryer gjithsej 7.641 testime, ndërsa numri i përgjithshëm i testimeve deri më tani është 55.464.

Pas shfaqjes për herë të parë dhjetorin e kaluar në Ëuhan të Kinës, koronavirusi i ri është përhapur në të paktën 177 vende dhe rajone. Bazuar në të dhënat e Universitetit John Hopkins me bazë në SHBA, deri më tani në të gjithë botën janë raportuar mbi 620 mijë raste të koronavirusit, prej të cilave mbi 28 mijë e 600 kanë vdekur dhe mbi 135 mijë e 700 janë shëruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat