Në Francë, 319 njerëz kanë vdekur në 24 orët e fundit nga Covid-19

Evropë

Në Francë, 319 njerëz kanë vdekur në 24 orët e fundit nga Covid-19

Më: 28 mars 2020 Në ora: 22:27
Foto ilustrim

Në Francë, 319 njerëz vdiqën nga coronavirusi në 24 orët e fundit në spital, duke çuar numrin e të vdekurve në 2.314 vdekje, sipas shifrave të publikuara sot.

Siç bëhet e ditur, në Francë janë infektuar 37.575 njerëz.

Sipas shifrave të fundit, në 37.575 raste të konfirmuara në vend, 17.620 pacientë janë pranuar në spitale, nga të cilët 4,273 ishin në kujdesin intensiv.

Kujtojmë që deri tani në Francë janë rikuperuar 5,700 persona.

Ndërkohë, në përpjekje për të parandaluar përhapjen e virusit, autoritetet njoftuan se ata do të zgjasin masën e kufizimit të lëvizjes së popullsisë, e cila hyri në fuqi më 17 mars, për dy javë të tjera, deri më 15 prill.

Siç bëhet e ditur, Franca ka porositur “më shumë se një miliard” maska ​​mbrojtëse, kryesisht nga Kina, për të luftuar epideminë Covid-19, tha sot Ministri i Shëndetësisë Olivier Veran.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat