Madrid: Salla e patinazhit kthehet në morg

Evropë

Madrid: Salla e patinazhit kthehet në morg

Më: 28 mars 2020 Në ora: 22:38
Foto ilustrim

Një qendër e njohur zbavitjeje në kryeqytetin spanjoll po kthehet në një morg të përkohshëm teksa numri i viktimave të epidemisë vazhdon të rritet.

Salla e patinazhit Palacio de Hielo në Madrid do të përdoret për të mbajtur të vdekurit para se ata të varrosen ose të futen në krematorium, prej mbingarkesës së shtëpive funerale të qytetit.

Madridi është nga zonat më të prekura në Spanjë me 1,263 vdekje nga 10,575 raste të koronavirusit.

Atraksioni më parë qëndronte hapur nga shtatori deri në maj.

Autoritetet thanë se temperatura e akullit ishte ideale për ndalimin e dekompozimit të trupave, teksa shtëpitë funerale të qytetit janë të tejmbushura me numrin në rritje të të vdekurve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat