Në Francë shërohen 78 nga 80 pacientë të kuruar, mjeku Raoult zbulon shpëtimin nga koronavirusi

Evropë

Në Francë shërohen 78 nga 80 pacientë të kuruar, mjeku Raoult zbulon shpëtimin nga koronavirusi

Më: 29 mars 2020 Në ora: 06:25
Didier Raoult

Ndërsa mbarë bota është përfshirë nga grupe të zgjeruara studimore që u janë ofruar qindra milionë euro për të gjetur shërim nga infeksioni i koronavirusit, një mjek në Francë mund të ketë gjetur ilaçin që funksionion.

Didier Raoult, profesor doktor, nga Marseja në Francë, ka publikuar të premten në darkë rezultatet “relevante” nga një studim i tij i dytë mbi kombinimin e hidroksiklorokinës me një antibiotik, për të mposhtur koronavirusin.

Doktori i Marsejës është entuziast. Studimi i ri u krye mbi 80 pacientë dhe “demonstron efektivitetin e protokollit” dhe “rëndësinë e kombinimit të hidroksiklorokinës dhe azitromicinës”, – thotë Dr. Didier Raoult.

I gjendur në zemër të një polemike, që prej botimit të studimit të parë të kryer mbi 24 pacientë, disa javë më parë, profesori Raoult këmbëngul kundër të gjithë kritikëve, se marrja e hidroksiklorokinës është e vetmja mënyrë për të luftuar me sukses kundër Covid-19.

Këtë të premte në mbrëmje, me ekipet e tij, ai publikoi një studim të dytë më të plotë, veçanërisht me një ndjekje më të gjatë në kohë të pacientëve (6 deri në 10 ditë) dhe një grup më të madh të pacientëve (80 këtë herë nga 24 në studimin e parë).

Portret/ Shkencëtari "i çmendur" prej nga mund të vijë ilaçi i shërimit

Sipas rezultateve të këtij studimi, 80 pacientë të shtruar në Marsejë për Covid-19 morën 160 ml gramë hidroksiklorokinë të kombinuar me 250 ml gramë azitromicinë (një antibiotik konvencional) në ditë, për një periudhë 6 deri në 10 ditë.

78 nga këta 80 pacientë pësuan përmirësim të shpejtë klinik dhe u larguan nga spitali brenda dhjetë ditësh. Nga dy pacientët e mbetur, njëri, 74 vjeç, është ende në kujdes intensiv dhe tjetri, 86 vjeç, ka vdekur. Shumica e pacientëve gjithashtu patën një rënie shumë të shpejtë (një javë ose më pak) në ngarkesën e tyre virale.

Nëse shkalla e vdekshmërisë e shënuar në këtë studim duket e afërt me atë të vërejtur që nga fillimi i kësaj epidemie në popullatën e patrajtuar, është ulja e shpejtë e ngarkesës virale tek pacientët që duket e mrekullueshme. Në ditën e 8-të të trajtimi, pothuajse të gjithë (93% e pacientëve) ishin negativë pas testimit.

Kjo është shumë më pak se koha mesatare e lëngimit viral për pacientët Covid-19, i cili, sipas të dhënave kineze, është rreth 20 ditë. Qëndrimi mesatar në spital ishte 5 ditë.

A është hidroksilklorina, pra, produkti mrekulli që pritet të luftojë kundër koronavirusit?

Ky studim nuk e tregon qartë këtë, ndonëse dobia e tij po konfirmohet, veçanërisht kur trajtimi zhvillohet menjëherë sapo sëmundja të jetë deklaruar. Profesori Raoult kështu u bën thirrje ekipeve të tjera që “të vlerësojnë urgjentisht kosto-efektivitetin e kësaj strategjie terapeutike për të parandaluar sa më shumë përhapjen e sëmundjes, si dhe për të trajtuar pacientët sa më shpejt që të jetë e mundur, para se të ndodhin çrregullime serioze të frymëmarrjes”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat