Vazhdon të rëndohet bilanci në Itali nga Coronavirusi

Evropë

Vazhdon të rëndohet bilanci në Itali nga Coronavirusi

Më: 29 mars 2020 Në ora: 13:20
Ilustrim

Në Itali tani numërohen më shumë se 10 mijë viktima si pasojë e Coronavirusit dhe rritja nuk ndalet. 889 viktima ishte bilanci i publikuar të shtunën pasdite, 969 ai i një dite më parë.

Por duket se ka frenuar pakëz rritja e rasteve të reja dhe është rritur edhe numri i të shëruarve. Aktualisht, janë 70065 të sëmurët dhe numri total, përfshirë viktimat dhe të shëruarit ka shkuar në 92472. Për emergjencën civile italiane, pa masat e shtrëngimit situata do të kish qenë katastrofike.

Shifra dramatike ndërkohë vijnë nga shtëpitë e kujdesit për të moshuarit. Vetëm në bergamo, në vetëm 20 ditë, kanë humbur jetën 600 të moshuar në këto shtëpi. Ndërkohë, nga i gjithë vendi, po regjistrohen mjekë dhe infermierë për të ndihmuar. Janë 7700 profesionistët e sektorit nga i gjithë vendi që janë treguar të gatshëm të shërbejnë në zonat më të prekura. Një solidaritet ky edhe ndërkombëtar.

Përveç 30 mjekëve dhe infermierëve të ardhura nga Shqipëria në lombardi edhe gjermania po merr përsipër trajtimin e pacientëve që nga Bergamo janë transferuar në Këln. Ndërkohë, mbrojtja civile raporton për më shumë se 61 milionë euro donacione për të përballuar situatën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat