Papa mbështet thirrjen e OKB-së për armëpushim global përballë koronavirusit

Evropë

Papa mbështet thirrjen e OKB-së për armëpushim global përballë koronavirusit

Më: 29 mars 2020 Në ora: 18:09
Papa Françesku

Papa Françesku mbështeti të dielën një thirrje të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres për një armëpushim global në mënyrë që bota të përqendrohet tek lufta kundër pandemisë së koronavirusit.

Duke folur gjatë lutjeve të përjavshme të së dielës që i mbajti nga biblioteka zyrtare e papës dhe jo nga sheshi i Shën Pjetrit për shkak të izolimit në Itali, Ati i Shenjtë përmendi në mënyrë të veçantë apelin e zotit Guterres.

Duke thënë se sëmundja nuk njeh kufij, Papa Françesku u bëri thirrje të gjithëve “të ndalin çdo formë armiqësie luftarake dhe të mbështesin krijimin e korridoreve për ndihmën humanitare, përpjekjet diplomatike dhe vëmendje për ata që janë në pozitat më të dobëta”.

Në Vatikan ka pasur gjashtë raste të konfirmuara me virus. Zëdhënësi Matteo Bruni tha se papa dhe këshilltarët e tij të afërt nuk kanë koronavirus.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat