Moska urdhëron të gjithë banorët të qëndrojnë në shtëpi

Evropë

Moska urdhëron të gjithë banorët të qëndrojnë në shtëpi

Më: 29 mars 2020 Në ora: 21:56
Foto ilustrim

Kryetari i Bashkisë së Moskës njoftoi rregulla të rrepta izolimi për qytetin nga e hëna, e fundit në një seri masash të futura në Rusi për të luftuar përhapjen e koronavirusit, raporton France24.

Kufizimet e reja do të zbatohen për të gjithë banorët e qytetit, pavarësisht nga mosha, tha kryetari Sergei Sobyanin në një deklaratë të Dielën.

"Kthesa tejet negative e ngjarjeve që shohim në qytetet më të mëdha në Evropë dhe Sh.B.A shkakton shqetësim të madh për jetën dhe shëndetin e qytetarëve tanë," tha Sobyanin duke prezantuar rregullat e reja.

Banorët e kryeqytetit do të lejohen të largohen nga shtëpitë e tyre në rast urgjence mjekësore, të udhëtojnë në punë të gjykuara thelbësore nga autoritetet, dhe të blejnë ushqime ose ilaçe, thuhet në deklaratë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat