Spanja forcon kufizimet, derisa numri i vdekjeve nga koronavirusi rritet

Evropë

Spanja forcon kufizimet, derisa numri i vdekjeve nga koronavirusi rritet

Më: 30 mars 2020 Në ora: 07:53
Spanjë

Spanja po përgatitet për të hyrë në javën e tretë nën mbyllje gati-totale të dielën, pasi qeveria miratoi një forcim të masave për të frenuar përhapjen e koronavirusit dhe numri i vdekjeve u rrit me 838 raste gjatë natës në 6,528.

E dyta pas Italisë për vdekshmërinë, Spanja shënoi infeksione në rritje në 78.797,  nga 72,248 një ditë më parë.

Kryeministri Pedro Sanchez, në një fjalim televiziv drejtuar kombit të shtunën në darkë, njoftoi se të gjithë punëtorët jo-të domosdoshëm duhet të qëndrojnë në shtëpi për dy javë, masa e fundit e qeverisë kjo në luftën kundër koronavirusit.

Ai tha që punëtorët do të merrnin pagat e tyre të zakonshme, por do të duhet të plotësojnë orët e humbura në një datë të mëvonshme. Masa do të zgjasë nga 30 marsi deri më 9 prill.

Të dielën, Ministrja e Punës Yolanda Diaz tha se masa ishte "fleksibël" dhe punëtorët do të paguheshin, por pritet të përmbushnin ditët e humbura para 31 dhjetorit.

"Ne kemi nevojë për të zvogëluar lëvizshmërinë të dielave," tha ajo, duke shtuar se duke marrë parasysh festat e Pashkëve, masat do të mbulonin tetë ditë pune.

Ajo shtoi në thirrjet e kryeministrit Sanchez që BE të reagojë, duke thënë "ne kemi nevojë për një Evropë në të cilën të drejtat e punëtorëve forcohen".

Sindikatat i mirëpritën masat dhe grupet e biznesit CEOE e CEPYME thanë që ndërsa ata do të pajtoheshin me rregullin e ri, "ai do të shkaktonte një ndikim të paparë të madh në ekonominë spanjolle, veçanërisht në sektorë të tillë si industria".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat