Kamionët e ushtrisë transportojnë kufomat, por pse kjo tragjedi po i ndodh Italisë?

Evropë

Kamionët e ushtrisë transportojnë kufomat, por pse kjo tragjedi po i ndodh Italisë?

Më: 30 mars 2020 Në ora: 08:54
Itali

Italia pa dyshim po përjeton disa nga skenat më dramatike të pandemisë së koronavirusit.

Por si ka mundësi që qytetet e adhuruara nga shumëkush për kulturën, gatimin cilësor dhe peizazhet mbresëlënëse të jenë shndërruar në një ”ferr”, ku fotografitë piktoreske i kanë lënë vend asaj me kamionët ushtarakë të mbushur me kufoma, që ka bërë xhiron e botës?

Ekspertët janë disi të ndarë në këtë pikë, ose me saktë sugjerojnë disa shkaqe.

Të dhënat tregojnë se vendi me 60 milionë banorë renditet i dyti për sa i përket të infektuarve nga koronavirusi, duke kaluar sipas të dhënave të fundit, dhe në përditësim të vazhdueshëm, 92 mijë personat.

Vendi europian kalon në numër Kinën ku koronavirusi është raportuar për herë të parë, mbrapa vetëm Shteteve të Bashkuara që po shndërrohet në epiqendrën botërore.

Por edhe pse këto vende janë shumë herë më të populluara se ajo, Italia ka numrin më të madh të vdekjeve, që kanë kaluar tashmë 10 mijë personat, pra 166 të vdekur për 1 milion banorë. Ndërkohë që Kina ka “ndalur” në rreth 3300, rreth 2 viktima për 1 milion banorë, ndërsa Shtetet e Bashkuara janë ende larg, me më pak se 2000 të vdekur, ose 7 çdo 1 milion banorë.

Por çfarë po ndodh? Një nga epidemiologët më të shquar italianë, Massimo Galli, shefi i repartit infektiv në spitalin Sacco të Milanos, thotë se metoda italiane e testimit nuk ka dhënë një dimension real të infektuarve. “Janë shumë më shumë”, thotë ai, që shton se në vendin e tij testohen vetëm personat me simptomat më të rënda, dhe se janë me mijëra që presin ende të testohen. “Kemi një shërbim shëndetësor shumë të mirë, veçanërisht në Milano, por edhe ky sistem nuk mund ta përballonte këtë valë”, thotë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat