Gjermania do të testojë 200 mijë persona në ditë për koronavirus

Evropë

Gjermania do të testojë 200 mijë persona në ditë për koronavirus

Më: 30 mars 2020 Në ora: 11:26
Gjermani

Gjermania është duke planifikuar që t’i testojë 200 mijë njerëz në ditë për koronavirus me shpresë se do të ketë sukses njësoj si Koreja Jugore në parandalimin e përhapjes së sëmundjes.

Qeveria e kancelares Angela Merkel po synon t’i testojë të gjithë personat e dyshuar dhe tërë rrethin e njerëzve që kanë pasur kontakt me ata që janë konfirmuar si të infektuar.

Shefi i intitutit gjerman për kontrollomin e sëmundjeve tha se Koreja Jugore mund të jetë shembull dhe mund të shërbejë si model për atë se si të përdoret përcjellja e njerëzve përmes telefonave për ta parandaluar përhapjen.

Gjermania tashmë është duke testuar më shumë njerëz se të gjitha shtetet e tjera evropiane me rreth 500 mijë teste në javë, por plani më i ri do të ndikonte në dyfishimin e kapaciteteve.

Ky plan është zbuluar në një dokument të Ministrisë së Brendshme, i cili është parë nga disa medie në Gjermani, shkruan “Daily Mail”.

Tash për tash, në Gjermani po testohen njerëzit që kanë simptome ose ata që kanë pasur kontakte me rastet e konfirmuara.

Plani i ri ngjan me strategjinë “përcill, testo dhe trajto” që duket se ka pasur sukses në Korenë Jugore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat