Ishte kthyer nga Italia duke mos respektuar vetëizolimin, guruja ndërron jetë – dyshohet se mund të ketë infektuar 15 mijë bashkëfshatarë në Indi

Evropë

Ishte kthyer nga Italia duke mos respektuar vetëizolimin, guruja ndërron jetë – dyshohet se mund të ketë infektuar 15 mijë bashkëfshatarë në Indi

Më: 30 mars 2020 Në ora: 12:10
Baldev Sing

Guruja 70-vjeç, Baldev Sing me t’u kthyer nga Italia dhe Gjermani, kishte vizituar 15 fshatra në Pendjab të Indisë ku jetojnë sekti siki. Ndërkohë ai është sëmurë dhe ka ndërruar jetë.

Megjithatë kjo ka nxitur panik të madhe në Indi. Mediat lokale u kanë siguruar ushqim banorëve të atjeshëm që janë futur në masa shtesë nga autoritetet për dallim nga ato që janë vënë në tërë Indinë.

“Fillimisht janë mbyllur 15 fshatrat më 18 mars. Vlerësojmë se në karantinë janë futur 15 deri në 20 mijë banorë, që mund të jenë infektuar pas kontaktit me gurun”, ka deklaruar një zyrtar i paemëruar lokal i cili shtoi se personeli mjekësor është duke u bërë gati që t’ju ofrojë ndihmë.

Deri më tani 90 persona dihet se kanë pasur kontakt të drejtpërdrejt me gurun, të infektuar me coronavirus. Pritet të dalin rezultatet edhe për 200 persona tjera nga këto fshatra, për të cilët dyshohet se kanë pasur kontakt me të ndjerin.

Guru dhe dy bashkëpunëtorët e tij ishin prekur me coronavirus dhe nuk kishin respektuar vetëizolimin me t’u kthyer nga Evropa, madje menjëherë kishin filluar t’i vizitojnë të afërmit nëpër fshatra.

E ky rast kas shokuar Indinë, kurse një këngëtar i famshëm lokal ka shkruar një këngë që ia ka kushtuar gurus, në të cilën thuhet se guru kishte shkuar fshat më fshat për ta përhapur virusin.

Në anën tjetër policia lokale në Penjab u ka bërë thirrje qytetarëve që ta dëgjojnë këngën e cila do të duhej të shërbente si paralajmërim.

India me një popullsi prej 1.3 miliard banorëve, ka të regjistruar 873 persona të infektuar me coronavirus 19 prej të cilëve kanë humbur jetën. E ekspertët vlerësojnë se numri i të infektuarve sipas të gjitha gjasave është shumë më i madh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat