Zbulohet pajisja që do shpëtojë vendet nga kolapsi i sistemit shëndetësor

Evropë

Zbulohet pajisja që do shpëtojë vendet nga kolapsi i sistemit shëndetësor

Më: 30 mars 2020 Në ora: 12:37
Makineria zakonisht përdoret për të trajtuar pacientët me apnea të gjumit.

Studiuesit britanikë kanë ridizajnuar një aparat frymëmarrjeje në mënyrë që të mund të përdoren për të trajtuar njerëzit me probleme të frymëmarrjes të lidhura me koronavirusin.

Kjo do bëjë që t’i mbajë ata të furnizuar me oksigjen edhe jashtë shtretërve të kujdesit intensive, shkruan CNN.

Makineria zakonisht përdoret për të trajtuar pacientët me apnea të gjumit.

Sipas Kolegjit Universitar të Londrës, procesi i projektimit zgjati më pak se dy javë dhe është aprovuar për përdorim nga Shërbimi Kombëtar i Shëndetit në Mbretërinë e Bashkuar (NHS).

“Njëqind pajisje do të dorëzohen në UCLH për prova klinike, më pas do dorëzohen në spitalet në të gjithë vendin përpara rritjes së parashikuar të pranimeve të rasteve me COVID-19”, tha UCL në një deklaratë.

Universiteti thotë se makinat e ridizajnuara të CPAP (Continuous Positive Airway Pressure) do të ndihmojnë në lehtësimin e presionit mbi kapacitetin e ventilatorit spitalor, duke trajtuar pacientët që kanë nevojë për mbështetje më pak intensive. Makineritë u krijuan në bashkëpunim me klinikë, së bashku me mbështetjen inxhinierike nga ekipet e Formula 1 me qendër në Britani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat