Spanja regjistron 812 viktima të koronavirusit brenda ditës

Evropë

Spanja regjistron 812 viktima të koronavirusit brenda ditës

Më: 30 mars 2020 Në ora: 12:40
Foto ilustrim

Spanja e ka shënuar një ulje të vogël të numrit të vdekjeve nga koronavirusi pas disa ditëve të rekordeve të vazhdueshme.

Sipas të dhënave zyrtare, të sapopublikuara nga Ministria e Shëndetësisë e këtij shteti, 812 persona kanë vdekur në 24 orët e fundit, shkruan “The Guardian”.

Kështu, shifra e përgjithshme e viktimave shkoi në 7340 persona, ndërsa numri i të infektuarve në 85 mijë e 195 raste. Në Spanjë u shënuan rreth 6400 infektime të reja për 24 orë.

Spanja është shteti i dytë më i prekur në Evropë nga koronavirusi pas Italisë, ndonëse dje shënoi numër më të lartë të viktimave për 24 orë sesa vetë Italia.

Në mesin e shteteve evropiane me shumë raste janë edhe Gjermania, Franca dhe dhe Britania e Madhe.

Qeveria spanjolle ka marrë masa të gjera për ta luftuar virusin, përfshirë kufizimin e lëvizjes së qytetarëve dhe ndihmën ekonomike për bizneset.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat