Nis “karantina se mençur”/ Kush është vendi që po e zbaton dhe si funksionon

Evropë

Nis “karantina se mençur”/ Kush është vendi që po e zbaton dhe si funksionon

Më: 30 mars 2020 Në ora: 17:26
Ilustrim

Në Republikën Çeke ka nisur nga sot testimi i së ashtuquajturës “karantinë e mençur”, e cila parashikon që përmes të të dhënave nga kompanitë e telefonisë celulare dhe kartat bankare, të gjurmohen kontaktet e njerëzve të prekur me koronavirus.

Kjo masë, e cila ka rezultuar e suksesshme në Tajvan dhe Korenë e  Jugut, do të zbatohet fillimisht në rajonin çek të Moravisë së Jugut, me synimin që të gjithë qytetarët çekë të clirohen sa më shpejt nga kufizimet e lëvizjes.

“Karantinën e mençur” e organizon ushtria, ndërsa menaxhohet nga kreu i Shtabit Qendror Kombëtar të Krizave, epidemiologu Roman Primula, thotë REL.

Primula u shpreh se pas Festës së Pashkëve, që do të jetë në mes të prillit, kjo masë do të zbatohet në të gjitha rajonet çeke.

“Karantina e mençur” do të thotë që, me pëlqimin e personit të prekur, do të përcaktohet vendndodhja e tij dhe, përmes GPS-it apo të dhënave bankare, do të shihet se ku ka lëvizur gjatë pesë ditëve të fundit dhe cilët persona mund t’i ketë infektuar. Personat me të cilët ka qenë në kontakt i infektuari, do të duhet të izolohen.

Për “karantinën e mençur”, ushtria ka angazhuar 253 trupa dhe 82 automjete. Aktualisht, në Republikën Çeke janë 2,866 persona të infektuar me koronavirus, ndërsa kanë humbur jetën 17 pacientë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat