Më shumë se 100,000 raste të koronavirusit u raportuan në Itali

Evropë

Më shumë se 100,000 raste të koronavirusit u raportuan në Itali

Nga: E.B Më: 30 mars 2020 Në ora: 18:20
Ilustrim

Numri i përgjithshëm i rasteve të koronavirusit në Itali, përfshirë ato që janë shëruar dhe ata që kanë vdekur, ka arritur në të paktën 101.739, tha të hënën Agjensia e Mbrojtjes Civile.

Megjithatë, numri i rasteve të reja të koronavirusit në Itali është zvogëluar për të pestën ditë me radhë.

Italia regjistroi 1.648 raste të reja të hënën, duke e çuar numrin e çështjeve aktive në 75.52.

Numri i vdekjeve u rrit paksa në një total prej 11.591 (812 më shumë se e Diela). Janë gjithashtu 1.590 persona që janë shëruar nga virusi në 24 orët e fundit, rritja më e madhe ditore që nga fillimi i krizës, nderkaq gjithsej 14.620 njerëz janë rikuperuar, raportoi CNN, transmetoi Bota Sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat