Pas 13 orëve punë, infermierja publikon fotografinë me lot në sy: Njerëz qëndroni në shtëpi!

Evropë

Pas 13 orëve punë, infermierja publikon fotografinë me lot në sy: Njerëz qëndroni në shtëpi!

Më: 30 mars 2020 Në ora: 21:18
Lucy Hutching

Një infermiere guximtare që është çdo ditë në luftë me koronavirusin ka shpërndarë një fotografi me lot në sy duke i bërë thirrje të gjithave.

Lucy Hutching, 19 vjeçarja nga Britania realizoi imazhin pas 13 orëve punë. Ajo kujdeset për pacientët e moshuar të cilët po luftojnë me jetën e tyre.

Punonjësja e shëndetësisë tha se pajisjet respiratore janë drejt fundit në spitalin ku punon, prandaj frika e përhapjes së Covid-19 e bën që të trishtohet dhe të mos mbajë emocionet.

Në postimin që ka marrë mbi 145 mijë pëlqime i bën thirrje të gjithë njerëzve që të marrin izolimin shumë seriozisht pasi kërcënimi është i madh.

"Pavijoni im është mbyllur dhe tani kemi vetëm pacientë me Covid-19. Kemi njerëz që janë drejt fundit të jetës dhe të tjerë që nuk kanë nevojë për respiratorë. Pjesa më e madhe e pacientëve kanë nevojë për oksigjen dhe janë rreth moshës 60 – 90 vjeç. Shikoj dhimbje në sytë e tyre, dhe kur thonë se janë mirë, ata duken se nuk janë aspak mirë. Është e trishtueshme të shohësh kaq shumë njerëz të sëmurë, është shkatërruese. Dhe ky është vetëm fillimi, kam frikë se gjërat do të përkeqësohen. Do të doja shumë të qëndroja brenda e të haja ushqim të mirë, por nuk mundem. Njerëz qëndroni në shtëpi, të mos zbatosh rregullat në këtë kohë është papërgjeshmëri e madhe", shkroi Lucy, raporton Daily Star.

Infermierja është në ankth se mund ti infektojë prindërit dhe vëllain me koronavirus, prandaj kalon pak kohë me ta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat