Londra ndërton spitalin për pacientët me koronavirus

Evropë

Londra ndërton spitalin për pacientët me koronavirus

Më: 31 mars 2020 Në ora: 12:11
Foto ilustrim

Mbi 9000 persona të cilët kanë rezultuar pozitivisht për koronavirus janë duke u trajtuar në spitalet e Anglisë.

Simon Stevens, zbuloi numrin e madh gjatë një vizite në spitalin e ri të ngritur në Londër, i cili është ndërtuar brenda qendrës ExCel.

Mbi 1000 persona kanë humbur jetën në Britaninë e Madhe nga koronavirusi, derisa mbi 17 mijë raste janë të infektuar me virusin Covid-19.

Johnson, i cili është në vetizolim pasi rezultoi i prekur nga Covid-19, paralajmëroi kufizime edhe më të rrepta nëse do të jetë e nevojshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat