Bebja 6-muajshe dhe gruaja 102-vjeçare përshkruhen si shpresa për mundjen e koronavirusit në Itali

Evropë

Bebja 6-muajshe dhe gruaja 102-vjeçare përshkruhen si shpresa për mundjen e koronavirusit në Itali

Më: 31 mars 2020 Në ora: 14:43
Leonardo dhe Italica Grondona

Dy njerëz në ekstremet e kundërta të spektrit të moshave në veri të Italisë, po kthehen në fenerin e shpresës për luftën ndaj epidemisë së koronavirusit në Evropë.

Leonardo, një bebe 6-muajshe si dhe 102-vjeçarja Italica Grondona, janë shëruar nga koronavirusi të dy pas betejës së gjatë kundër tij në spital.

Leonardo i vogël është kthyer së fundmi në shtëpi në qytezën e Corbetta në Lombardi pas 50 ditë beteje me koronavirusin COVID-19.

Kryebashkiaku Marco Ballarini e quajti Leonardo ‘fytyra e mrekullueshme e shpresës’ dhe e falenderoi atë për ngritjen e moralit të rajonit.

“Sot kemi një arsye për të buzëqeshur dhe për t’u ndjerë pjesë e komunitetit. Corbetta mirëpret Leonardo që sapo është kthye rnga spitali pasi mundi COVID-19. Falemnderit Leo, e falemnderit prindërve të tu që nuk u dorëzuan kurrë. Ata sollën pranverën në zemrat e qytetarëve të Corbetta! Forca Corbetta!’

Nëna e Leos tha se dinte që i vogli ishte sëmurë kur mori ethet, pasi një koleg i të shoqit ishte disgnostikuar me virusin.

Ndërkohë një grua 102-vjeçare në Genoa, në veri të Italisë bëri gjthahtu një shërim të pabesueshëm nga koronavirusi pas 20 ditësh në spital.

Italica Grondona u shtrua me zemër të dobët por çuditërisht virusi e liroi atë aq sa doktoërt thonin se në mënyrë tëpashpjegueshme ‘virusi u dorëzua para saj.’

Doktorët ishin aq të impresionuar me rastin sa vendosën ta studiojnë më thellë dhe pranonin se nuk kishin bërë vetëm se rutinën mjekësore për kurimin e Grondona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat