​Ekonomia italiane drejt tkurrjes me 6%

Evropë

​Ekonomia italiane drejt tkurrjes me 6%

Më: 31 mars 2020 Në ora: 15:38
Foto ilustrim

Ekonomia italiane do të zvogëlohet me një rekord prej 6% këtë vit si rezultat i epidemisë së koronavirusit, deklaroi sot lobi kryesor ekonomik dhe industrial i vendit, Confindustria.

“Asnjëherë në historinë e republikës nuk e kemi parë veten të përballemi me një krizë shëndetësore, sociale dhe ekonomike të këtij niveli”, tha Confindustria në raportin e parashikimit të saj ekonomik.

Një rënie vjetore prej 6% në Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) do të ishte rënia më e madhe nga viti në vit për Italinë që nga themelimi i republikës së saj në 1946.

”Vlerësimi bazohet në supozimin se faza akute e urgjencës shëndetësore do të përfundojë në maj, me një rifillim gradual të aktiviteteve ekonomike”, tha Confindustria.

Italia po përballet me pandeminë më të madhe të koronavirusit në Europë dhe më vdekjeprurësen në botë.

Që nga e hëna, ajo ka raportu ar më shumë se 100 000 të infektuar dhe 11 591 vdekje.

Vendi ka qenë i mbyllur për shumicën e ditëve të muajit mars, me shkollat dhe shumicën e dyqaneve dhe fabrikave të mbyllura.

Njerëzit janë urdhëruar të qëndrojnë në shtëpi përveç punës ose nevojave urgjente, si blerja e ushqimeve dhe ilaçeve.

Confindustria bëri thirrje për veprim të madh stimulues nga autoritetet italiane dhe ato të Bashkimit Europian për të qetësuar ndikimin e recesionit, përfshirë edhe emetimet e borxheve të eurozonës ose eurobonove.

Ajo theksoi se po propozon, së bashku me lobet e biznesit gjerman dhe francez, respektivisht BDI dhe MEDEF, një plan të jashtëzakonshëm investimesh publike të BE-së prej 3 trilionë eurosh (3,3 trilionë dollarë).

”Kjo do ta çonte rritjen ekonomike me 2,5 pikë përqindje në Itali dhe me 1,9 pikë përqindje në eurozonë gjatë një periudhe trevjeçare”, sipas Confindustria-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat