Qyteza italiane që nuk ka regjistruar asnjë rast me COVID-19

Evropë

Qyteza italiane që nuk ka regjistruar asnjë rast me COVID-19

Më: 31 mars 2020 Në ora: 16:06
Ferrera Erbognone

Ferrera Erbognone është një vend i vogël në Lombardi të Italisë.

Atje jetojnë rreth 1.200 persona, shumica prej të  cilëve janë të moshës mbi 60-vjeç. Për këtë vend po shkruan pothuajse çdo media në Itali.

Edhe pse gjendet në epiqendrën e përhapjes së koronavirusit në veri të Italisë, atje nuk është regjistruar as edhe një person që është prekur nga COVID-19.

Instituti i Neurologjisë Mondino në komunën Pavia, ka vendosur që paksa të hulumtojë rastin e Ferreras, kurse e gjithë kjo po arrihet me ndihmën e kryetarit të këtij vendi, Giovanni Fassina, i cili me profesion është profesor i shkencave të mjekësisë ligjore.

Ata duan t’ua bëjnë testin e gjakut qytetarëve të kësaj qyteze, për të përcaktuar nëse shumica e tyre janë imun ndaj coronavirusit i njohur ndryshe si COVID-19, shkruan La Stampa.

“Kemi përzgjedhur Ferreran pasi është një komunitet që deri më tani nuk ka regjistruar as edhe një rast me koronavirus”, ka thënë profesori Livio Pietro Tronconi, njëherit drejtor i përgjithshëm i Institutit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat