Dashuria nuk njeh kufi! Koronavirusi nuk arrin të ndajë çiftin e moshuar

Evropë

Dashuria nuk njeh kufi! Koronavirusi nuk arrin të ndajë çiftin e moshuar

Më: 31 mars 2020 Në ora: 17:04
Inga Rasmussen dhe Karsten Tuchsen Hansen

Një çift i moshuar është bërë i njohur për takimin e përditshëm, pavarësisht situatës së koronavirusit. Inga Rasmussen dhe Karsten Tuchsen Hansen e kanë gjetur mënyrën për të mbajtur marrëdhënien e tyre gjallë.

Ata takohen tek kufiri Gjermani -Danimarkë që është mbyllur dy javë më parë dhe qëndrojnë për disa kohë bashkë.

Gruaja 85-vjeçare nga Danimarka dhe burri 89-vjeçar nga Gjermania takohen në qytetin e Aventoft për të biseduar apo për të pirë diçka, duke e respektuar distancën sociale.

Këtë e ka zbuluar një përdorues i rrjeteve sociale, raporton BBC.

Të dy janë njohur vitet e fundit dhe kanë bërë disa udhëtime. Ndërkohë po planifikojnë që të udhëtojnë sërish sapo të gjendet zgjidhja e pandemisë.

Ndërkohë Gjermania ka 63 mijë raste të konfirmuara dhe Danimarka mbi 2500.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat